English

Izrael - Netanjahu Te Obama Për Forcimin E Marrëdhënieve

JERUSALEM, 5 korrik /ATSH-ANSA/ - Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu niset sot për në Uashington ku të martën do të pritet nga presidenti Barak Obama. Pjesë e axhendës së takimit është programi bërthamor iranian, situata në Gaza dhe procesi i paqes me palestinezët. Do të jetë një takim që duket se kërkon të zbeh klimën e ftohtë të takimit të mëparshëm për të forcuar marrëdhëniet e dy liderëve të cilët ndajnë opinione të ndryshme për temën e procesit të paqes me palestinezët. /e.v/
KOMENTE