Laç, 5 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Kurbinit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 29-vjeçarit Roland Toma, banues në fshatin Gorre, i cili figuronte i dënuar edhe më parë për veprën penale të “Grabitjes me Armë”.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip TT dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.
Ndërsa materialet në ngarkim të të lartpërmendurit i kaluan prokurorisë së Kurbinit për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA