English

Kinë - Të Paktën 24 Viktima Nga Një Zjarr Në Autobusin E Një Kompanie Metalurgjike

PEKIN, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Njëzet e katër persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën sot në Kinë, nga një zjarr në një autobus transporti të punonjësve të një kompanie metalurgjike gjatë fundjavës, njoftoi sot një zyrtar lokal. ''Aksidenti, shkaku i të cilit ende nuk dihet, ndodhi në qytetin Wuxi, të provincës lindore Jiangsu'', deklaroi për AFP një zëdhënës i qeverisë lokale. "Shkaku nuk dihet ende, por policia po heton lidhur me çështjen", theksoi zyrtari. Autobusi ishte në përdorim të kompanisë ''Wuxi Xuefeng Steel'', sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Hsinhua./ /i.p/
KOMENTE