English

Klima - Mbledhje Paraprake Në Kinë Para Samitit Të Kankunit

PEKIN, 5 korrik /ATSH-ANSA/ - Kina do të organizojë një sesion të ri bisedimesh për klimën para samitit ndërkombëtar që do të zhvillohet në fund të nëntorit në Kankun, Meksikë, ka pohuar në një intervistë të botuar sot nga e përditshmja "China Daily" drejtori i Programit për Ambientin në OKB, Achim Steiner. "Kina do të paraqesë disa ide të reja dhe mundësi për avancimin e negociatave", deklaroi Steiner, i cili aktualisht ndodhet në një vizitë në Kinë. Mbledhja paraprake e organizuar nga Pekini do të mbahet në tetor në qytetin portual të Tianjinit. Kina është bërë vendi që emeton sasinë më të madhe të gazit me efekt serrë në botë dhe pozicioni i saj konsiderohet i rëndësishëm për gjetjen e një linje të përbashkët për luftën kundër mbingrohjes së planetit. Në samitin e Kopenhagës vitin e kaluar, Kina premtoi se do t'i reduktonte emetimet e saj por nuk pranoi të nënshkruajë angazhimet detyruese. Xie Xhengua, kreu i delegacionit kinez në Kopenhagë, pranoi në maj se objektivi i vetëm i mundshëm për samitin e Kankunit është "një rezultat pozitiv". /e.v/
KOMENTE