English

Konfindustria paraqet propozimet: Si duhet të ndryshojnë taksat e reklamave

Tiranë, 5 Korrik, NOA – Konfindustria ka paraqitur sot në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Biznesit kërkesat për përmirësimet në projekt-ligjin për taksat e reklamave.

Konkretisht, duke shprehur shqetësimin lidhur me problematiken e sotme në tregun e reklamave në vend, drejtuesit e saj propozuan që të merren masa urgjente për përmirësime ligjore, siç është ajo që taksat për “tabelat reklamuese” në përgjithësi të kalojnë në nivelin e vitit 2008 duke u ulur 4.5 herë.

Ndërkaq, kanë kërkuar edhe që të përcaktohet qartë në ligj, se pavarësisht përmasave nëse tabelat ndodhen të trupëzuara ose brenda territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe nuk përdoren peë të tretët, niveli maksimal i taksës që do të paguhet është 120 lekë/vit.

Sikundër, Konfindustria kërkon që të përcaktohen saktë në ligj edhe përmasat e tabelës për qëllime identifikimi të ndodhura jashtë objektit dhe territorit ku zhvillon aktivitetin biznesi, psh. në rrugë kombëtare, përndryshe rrezikohet të krijohen hapësira ligjore subjektive për të vendosur tabela për qëllime reklamimi, duke e konsideruar në mënyrë të qëllimshme si tabela identifikuese.

Në fund, drejtuesit e Konfindustrias e konsiderojnë të gabuar vendosjen e një niveli takse tavan në pagesë, pavarësisht përmasave të tabelave reklamuese.

Konkretisht, propozohet që të vendoset një tavan takse mbështetur në kërkesën e pikës 1 deri ne 12 m2 dhe më pas, varësisht përmasave të tabelave të vendoset një koefiçient zbritës me qëllim rritjen e shumës së përgjithshme që do të paguhet. “Arsyetimi i mësipërm është për të lejuar konkurrencën ndërmjet bizneseve dhe për të shmangur ndotjen mjedisore, që mund të krijohet nga sipërfaqet e mëdha të reklamimit”, përfundojnë drejtuesit e Konfindustrias, duke bërë me dije se propozimet e tyre u mbështetën nga përfaqësuesit e ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Financave.

n.e/NOA

KOMENTE