English

Korçë: Emigrantët Shtojnë Radhët E Aplikimit Për Karta Identiteti Dhe Pasaporta Biometrike

KORÇË, 5 korrik /ATSH-Behar Fejzulla/ - Në zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike në qytetin e Korçës, të hënën ka pasur radhë të gjata, për shkak të kthimit të emigrantëve nga Greqia dhe kërkesave të tyre për t'u pajisur me to. Qytetarë të ndryshëm shprehen se tashmë kur kërkesat janë të shumta, duhet të shtohen sportelet e aplikimit. Roland Tici, emigrant në Greqi, tha se kishte zënë radhë që në orën 6.00 dhe deri 12.00 nuk kishte shpresë t'i vinte radha, ndërsa i duhet te kthehet në vendin e tij të punës. Sanie Çaçi, tha se kishte zënë radhë edhe javën që kaloi, por nuk kishte mundur të aplikonte për pasaportë biometrike për nipin e saj 3-vjeçar, ndërsa edhe sot nuk priste t'i vinte radha. "Në Bashkinë e Korçës nuk mund ta marrësh, pasi aty fajin ua kalojnë punonjësve të zyrës së aplikimit, kurse këta të fundit nuk përgjigjen", tha ajo. Në zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike dehe karta identiteti tashmë punohet me dy kompjutera nga tetë që ka pasur në punë në fillim të procesit. Sipas të dhënave që jep filiali i Postës Shqiptare në Korçë, deri tani në shkallë qarku janë shitur 177100 kupona për karta identiteti dhe 75.200 kupona për pasaporta biometrike./ch/
KOMENTE