English

Kosove - Kryeparlamentari Krasniqi Denon Sulmin E Armatosur Ndaj Deputetit Miletic

PRISHTINE, 5 Korrik/ATSH-B. Jashari/. - Kryetari i Parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi, ka denuar sulmin e armatosur ndaj deputetit te Kuvendit te Kosoves, Petar Miletiç. Sipas nje njoftim te Kuvendit, Krasniqi eshte shprehur se "Ky është një sulm kriminal, i drejtuar kundër përfaqësuesit legjitim, kundër votës së lirë të qytetarëve, kundër demokracisë dhe bashkëjetesës në mes komuniteteve dhe si të tillë e dënojmë fuqishëm". "Kërkoj nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë veprimet e duhura, që sa më parë autoret e këtij krimi të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar", theksohet ne njoftimin e Kuvendit. /a.ke/
KOMENTE