Kubë - Ulje E Ndjeshme E Numrit Të Të Burgosurve Politikë Që Nga Revolucioni I 1959-S
HAVANA, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Kuba numëron aktualisht 167 të burgosur politikë nga 201 që numëroheshin gjashtë muaj më parë duke shënuar kështu numrin më të ulët që prej Revolucionit të 1959-s, konfirmoi sot një grup disidentësh.
''Bëhet fjalë për numrin më të ulët të të burgosurve politikë që prej Revolucionit të 1959-s. Por kjo nuk do të thotë se situata e të drejtave të njeriut është përmirësuar sepse njëkohësisht ka një rritje të të ndaluarve arbitrarisht për një kohë të shkurtër, disa orë apo disa ditë'', deklaroi Elizardo Sanchez, zëdhënësi i Komisonit kubanez për të Drejtat e Njeriut.
Në këtë raport gjashtëmujor, komisioni kubanez, një organizatë e paligjme, por që tolerohet nga pushteti, ka raportuar mesatarisht që prej fillimit të vitit 100 të ndaluar për një kohë të shkurtër duke e cilësuar këtë situatë si metamorfozë të dënimit në ishullin komunist./
/ec/ a.jor.