Londra, Berlini Dhe Eba Refuzojnë Furnizimin Me Karburant Të Avionëve Iranianë
TEHERAN, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Aeroportet e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe refuzuan të furnizojnë me karburant avionët e linjës iraniane, deklaroi një përfaqësues i Shoqërisë së Kompanive Ajrore Iraniane, cituar nga agjencia e lajmeve ''Isna''.
"Që prej javës së kaluar, pas miratimit të sanksioneve të njëanshme dhe sanksionet amerikane kundër Iranit, aeroportet e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe refuzuan të furnizojnë me karburant avionët iranianë'', deklaroi Mehdi Aliyari, sekretar i Shoqërisë së Kompanive Ajrore Iraniane, cituar nga agjencia e lajmeve ''Isna''./
/ec/ a.jor.