English

Maqedoni - Policia Konfiskon Një Kilogram Heroinë

SHKUP, 5 korrik /ATSH-MIA/ - Nëpunësit doganorë të Maqedonisë nga vendkalimi kufitar Bllacë, penguan kalimin kontrabandë të një kilogrami heroinë, të fshehur mes sediljeve të një autobusi, pronë e një ndërmarrje nga Struga, njoftoi sot Drejtoria Doganore e Maqedonisë. Autobusi, ka qarkulluar në itinerarin Prishtinë-Bllacë-Shkup-Strugë, i drejtuar nga personi me iniciale I.E. nga Shkupi. Gjatë kontrollit të pjesës së brendshme të autobusit, në dyshemenë mes sediljeve, nëpunësit doganorë kanë gjetur dy paketime me 1 015 gramë heroinë. Pas sekuestrimit, prokuroria maqedonase ngriti padi penale kundër një shtetasi të Maqedonisë dhe një të Kosovës për shkak të dyshimeve për prodhim të paautorizuar të drogave narkotike./ a.jor.
KOMENTE