English

Mbante armë në formë stilolapsi, kapet poseduesi

Durrës, 5 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë kapur në flagrancë një person i cili dispononte një armë zjarri artizanale në formë stilolapsi.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i ndaluari është 16-vjeçari me inicialet A.T., lindur e banues në qytetin e Durrësit.

Arrestimi i tij u bë për arsye se gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e policisë iu gjet një stilolaps që qëllon, armë kjo të cilën e mbante pa leje.

Materialet për veprën penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE