Medvedev Qetëson Obamën Pavarësisht Skandalit Të Spiunazhit
MOSKË, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev nënvizoi në një letër dërguar homologut, Barack Obama se tentativat për prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve janë të dështuara, një deklaratë e fortë pas skandalit të spiunazhit, theksoi sot shtypi rus.
"Jam i sigurt se marrëdhëniet konstruktive dhe fqinjësia e mirë mes Rusisë dhe SHBA-së i përgjigjen interesave të vërtetë të popujve të vendeve tona, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën'', shkruan Medvedev në këtë letër dërguar Obamës me rastin e festës kombëtare amerikane, më 4 korrik.
"Lidhjet ruso-amerikane zhvillohen aktualisht në mënyrë të sigurt dhe dinamike'', theksoi ai duke shtuar që tentativat për të dobësuar këto marrëdhënie janë pa të ardhme.
Në këtë letër, Dmitri Medvedev nuk i referohet në mënyrë të drejtpërdrejtë skandalit të spiunazhit që ndodhi javën e kaluar në SHBA pas arrestimit të personave të dyshuar për spinazh në favor të Rusisë./
/ec/ a.jor.