English

Meta: Koalicioni Pd-Lsi, Funksionues Dhe Pozitiv

TIRANE, 5 Korrik / ATSH- A.Gegvataj/ - "Që nga dita që është shpallur koalicioni PD-LSI, i imponuar nga vota e sovranit, ka treguar se ka qënë një koalicion mjaft funksionues", deklaroi sot zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Duke iu përgjigjur interesit të mediave në lidhje me qeverisjen nga ky koalicion, Meta tha se "po të bëjmë një bilanc të funksionimit të qeverisë absolutisht që është një bilanc plotësisht pozitiv". Sipas tij, "këtë e ka treguar jo vetëm funksionimi i qeverisë dhe institucioneve të saj, por ka rezultuar në një progres të qartë në raportet e Shqipërisë me BE". Në këtë kontekst, Meta shprehu dëshirën e reflektimit edhe nga ana e opozitës, "në mënyrë që procesi i integrimit europian, që është një aspiratë kombëtare e të gjithë shqiptarëve, të ketë vullnetin, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjithë aktorëve politikë në vënd". Ai kërkoi që "të gjithë të punojmë në drejtimin e duhur"./s.s./
KOMENTE