English

Meta vendos pllakatë memoriale në Kampin e Aushvicit

Aushvic, 5 Korrik, NOA – Gjatë vizitës së tij në Poloni, me rastin e takimit të nivelit të lartë të Komunitetit të Demokracive, i cili u zhvillua në Krakov në datat 2-4 korrik, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta beri një vizitë nderimi në Kampin e Përqendrimit të Aushvicit.

Qëllimi i vizitës ishte vendosja në mënyrë simbolike e një “pllakate memoriali” në përkujtim të viktimave të këtij kampi.

Gjithashtu, kjo vizitë dhe ky gjest shërbeu si një shprehje e kahershme e solidaritetit të popullit shqiptar me të gjithë viktimat e tragjedisë së Holokaustit.

Meta theksoi se ishte krenar për sakrificat dhe kontributin e madh të shqiptarëve në luftën kundër nazizmit dhe për çlirimin e Evropës

Në përmbyllje të vizitës, Meta sigloi mesazhin e tij në librin e përkujtimit, ku kanë hedhur siglën e tyre edhe shumë personalitete botërore.

Komuniteti i Demokracive është një koalicion global ndërqeveritar i vendeve demokratike, i cili ka si qëllim promovimin e parimeve demokratike, forcimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve demokratike në të gjithë botën.

n.e/NOA

KOMENTE