English

Operohet Bufon, për 3 muaj është gati të luajë në fushë

Romë, 5 Korrik, NOA – Ka zgjatur për mëse një orë dhe rezultoi plotësisht i suksesshëm operacioni ndaj portierit të njohur të Kombëtares italiane, Gianluigi Bufon.

"Unë hoqa një peshë që e kisha para operacionit dhe tani ndihem shumë mirë", tha portieri i Juventusit duke lënë sot klinikën pa ndonjë problem me këmbët e tij.

Ndërsa mjekët kanë bërë me dije se kthimi i portierit të njohur në fushën e lojës, duhet të jetë pas rreth tre muajsh.

Ky është të paktën parashikimi i Maurizio Fornari, shefi i Institutit të operimeve ortopedike në Milano, sipas të cilit, ora e rimëkëmbjes së Bufon do të jetë e qartë vetëm pas 6-8 javësh, duke nënkuptuar këtu gadishmërinë e tij për të luajtur.

"Operacioni shkoi shumë mirë, pacienti është i mirë dhe tashmë është zgjuar”, tha ai, duke shtuar se për të hequr dhjamë në një nerv ndikon në vuajtjet e pacientit".

Për shkak të problemeve në këmbë, Buffon u detyrua të mos luajë në Kupën e Botës që u zhvillua në Afrikën e Jugut.

n.e/NOA

KOMENTE