Papa Benedikti Xvi Në Vizitë Historike Në Britaninë E Madhe
LONDËR, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Kisha Katolike dhe qeveria britanike këmbëngulën sot për rëndësinë historike të vizitës shtetërore të Papa Benediktit XVI, në muajin shtator, në Britaninë e Madhe, pesë shekuj pas shkëputjes së Henrit VIII nga Roma.
Detajet e vizitës së programuar më 16 dhe 19 shtator do të konfirmohen njëkohësisht në Vatikan dhe Londër.
"Qeveria është e vendosur të shndërrojë këtë vizitë në sukses të plotë'', deklaroi në një konferencë shtypi në Londër, lordi Patten, i ngarkuar nga kryeministri David Cameron të organizojë turneun papal, kritikuar në disa aspekte nga media britanike.
''Britania e Madhe do t'i kushtojë kësaj ngjarjeje historike 12-14,5 milionë euro'', theksoi lordi Patten./
/ec/ a.jor.