English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 5 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" PRISHTINA E GATSHME PËR SEANCËN E JASHTËZAKONSHME TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT - HYSENI UDHËTON NË NJU-JORK ME SHPRESËN SE DO TË MBAJË FJALIM - Përmes një letre drejtuar kryesuesit të radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministri Hyseni ka kërkuar që të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, për të shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës. Mbledhja e Këshillit është caktuar për të martën, duke filluar në orën 10:00 të paraditës, sipas kohës së Nju-Jorkut, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës Tituj të tjerë: Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, kur të krijohen kushtet Ekspertët propozojnë strategji veprimi pas GJND-së Italia nxit BE-në ta anëtarësojë Turqinë Qeveria Thaçi ua lë pasardhësve zvogëlimin e numrit të ministrive Stojanoviq i bindur se në Graçanicë do të ketë luks Projekligji i Prishtinës, në Kuvend pa Pallatin e Rinisë "Express" TRI RRËFIME NË NEW YORK - Në Këshillin e Sigurimit do të prezantohen tri rrëfime të ndryshme për incidentin tragjik në Veri të Mitrovicës. Versonin e parë do ta japë Përfaqësuesi i OKB-së, të dytin Boris Tadiç, të tretin Skender Hyseni. Autoritetet kosovare besojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, ose qëllimisht, nga ndonjë protestues serb. Tituj të tjerë: Incidenti politik - Ministri Bajram Rexhepi thotë se ajo që ka ndodh në Veri të Kosovës ka motive politike. Sipas tij, serbët mund të shprehin paknaqësinë me metoda demokratike dhe protesta të qeta, por sa herë të jenë të dhunshëm do të marrin përgjigjen e merituar. Presioni i shefave - Lista e deputetëve që e mbështesin iniciativën për "Rastin Sejdiu" po rifreskohet në vazhdimësi. Naim Rrustemi thotë se Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi po u bëjnë presion deputetëve për t'i tërhequr nënshkrimet. Por, ai do të vizitojë sot Gjykatën Kushtetuese dhe do të deponojë nënshkrime të reja. Beteja për njohje Opinion - Çfarë Plani Politik i duhet Kosovës? - NATO dhe BE kanë qenë dhe janë pjesë përbërëse e Kosovës, dhe do të ishte mirë që kështu të jetë derisa Kosova të bëhet pjesë përbërëse e Paktit NATO dhe e BE-së. - Shkruan: Blerim Shala Koment - Intervenimi i dytë? - Pastrimi i madh i Kosovës nga krimi dhe korrupsioni, nëse do të ndodh ashtu siç premtohet, do të jetë intervenimi i dytë i drejtësisë ndërkombëtare, po aq i rëndësishëm sa intervenimi i NATO-s i vitit 1999. - Shkruan: Shkëlzen Maliqi "Bota Sot" VERIU NUK MUND TË INTEGROHET PA VENDOSMËRI! - Prova për shtetin Tituj të tjerë: Berisha fton presidentin Obama ta vizitojë Shqipërinë - E urojnë edhe Sejdiu e Thaçi Ekspertët, GJND-ja do t'i qartësojë "rolet" në betejë - Betja vazhdon Shumësia e komisioneve parlamentare, për përmbushjen e apetiteve partiake Buxheti i Kosovës vendoset në kufij "S'ka vakum ligjor, opozita të japë konsensusin" - Aktuale "Zëri" STRATEGJIA PA DETAJE - Zëvendësministrja Çitaku ka thënë se Kosova ka strategji se si të veprojë pas GJND-së Tituj të tjerë: Në Nju-Jork për Mitrovicën Tali e Rrustemi nuk lëshojnë pe për presidentin Sejdiu e Thaçi urojnë Obaman Pas disa vjetësh demarkacioni me Serbinë Vendimet për avancim merren jashtë UP-së - Kërkohet anulimi i zgjedfhjeve të personelit akademik, të marra në mbledhjen e fundit të Senatit "Kosova Sot" PROKURORË SPECIALË KUNDËR KORRUPSIONIT - Intervistë e Aleksandër Lumezit, kryeprokuror i Qarkut të Prishtinës Tituj të tjerë: Të korruptuarit e gjyqësorit, hetimet nisin në tetor Talmon: Nuk ka fitues në GJND, njohjet do të vazhdojnë Ligjet aktuale dekurajojnë bizneset Korrupsioni, lojërat institucionale dhe fundi pa lavdi i denoncuesve Editoriali - Ku të pushojmë sivjet "Lajm" POLICIA NUK I PUBLIKON TË DHËNAT PËR SHPËRTHIMIN, BANORËT LOKALË THONË SE DIHEN AUTORËT - VEPËR E MUP-it SERB - Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve vazhdojnë të mbajnë rojat e veta gjatë natës, ndërkohë që shprehen se e kanë të njohur autorin e incidentit të para tre ditëve Tituj të tjerë: Foto lajm: Me një koncert të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin publik, edhe në Prishtinë është shënuar 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve Shpopullohen pyjet e Kosovës - 3 800 pushkë "dalin" në mal Policia me statistika shqetësuese për aksidentet në trafik - Rrriten vdekjet në rrugë "Infopress" STRATEGJIA PËR VIZAT, NË FUND TË VERËS - Intervistë me Bajram Rexhepin, ministër i Punëve të Brendshme Tituj të tjerë: Hyseni në KS të OKB-së Kosova uron dhe feston pavarësinë e SHBA-ve Proceduar e ndërlikuara për HC e Zhurit 65 për qind e buxhetit mblidhet në kufij Të gjitha krimet në rënie "Tribuna shqiptare" PSE PENGOHET MINISTRI LIMAJ? - Skenari që bën linçimin politik Tituj të tjerë: Tiranë - PS të ulet në tryezën e bashkëpunimit - Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë publikisht ftesë Partisë Socialiste të Shqipërisë që të ulet në tryezën e bashkëpunimit. Prishtinë - Sejdiu e Thaçi urojnë Obaman Shkup - OJQ-të të gatshme për të hyrë në politikë Kosova kërkon mospërzierje të Serbiseë Beteja vazhdon edhe pas GJND-së "Epoka e Re" SINJALE POZITIVE NGA GREQIA - Greqia nuk është kundër Kosovës. Deri në 2014-n i gjithë Ballkani në BE - Flet për "Epokën e re" shefi i Zyrës së Greqisë në Kosovë, ambasadori Dimitris Moskopulos Tituj të tjerë: S'mund të injorohet njohja e Kosovës nga 69 shtete 234 vjet të SHBA-së Hyseni merr pjesë në mbledhjen e KS të OKB-së? /s.s./
KOMENTE