English

Persona të paidentifikuar i vënë zjarrin makinës së kryeplakut

Laç, 5 Korrik 2010 NOA – Persona të paidentifikuar kanë lyer me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën një makine në Fushë Mamurras duke e djegur pjesërisht atë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi sot në fshatin Fushë Mamurras ku kryeplak është shtetasi Bashkim Lika. Ishte pikërisht makina e tij, një fuoristradë e cila u përfshi nga flakët.

Në vendngjarje policia kërkoi ndihmën e makinave zjarrfikëse për të eliminuar rrezikun e përhapjes së flakëve në mjete të tjera dhe banesat përreth.

Sipas kryeplakut Lika, nuk dihen arsyet e vendosjes së këtij zjarri të qëllimtë” “Unë nuk di se kush mund të ma ketë bërë këtë. Unë në këtë detyre kam mbi pesë vite, - shprehet kryeplaku, - dhe asnjëherë nuk kam patur asnjë konflikt me njeri”.

Duke folur për hetimet mbi ngjarjen, policia tha se po punon për gjetjen e autorëve të vendosjes së zjarrit.

a.b/r.n/NOA

KOMENTE