English

Po vidhte një automjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kapet 26 vjeçari

Tiranë, 5 korrik, NOA – Në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ka thyer xhamin e e një automjeti dhe ka vjedhur sende të pronares së tij.

Këto vjedhje janë bërë të pranishme në rrugët tona, por në këtë rast vjedhësi është kapur në flagrancë.

Kanë qenë punonjësit e komisariatit Nr. 1 të Tiranës, që kanë arrestuar gjatë aktit të vjedhjes 26 vjeçarin nga Berati, Kledist Selam Hysa, i cili banonte tashmë në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, arrestimi i Kledist Hysës, u krye dje rreth orës 18.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mu përpara hotel “Rogner”.

Kledist Hysa menjëherë pasi kish dëmtuar automjetin e një shtetase të parkuar përpara hotel “Rogner”, vodhi sende të pronares së automjetit, por u kap në flagrancë.

mit/NOA
KOMENTE