English

Polonia bëhet me president të ri, Bronislav Komorovski rrëmben postin

Varshavë, 5 Korrik, NOA - Liberal-konservatori Bronislav Komorovski, arriti të jetë fitues i balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Poloni me 52 përqind të votave.

Në këtrë mënyrë, ai ka lënë pas rivalin e tij, konservatorin Jaroslav Kaczyinski, i cili mësohet e ka marrë 47 përqind të votave, në një kohë kur Komorovski nuk arriti të ketë një fitore bindëse në raundin e parë zgjedhor që t'i mundësonte marrjen e postit.

Ndërkaq, pjesëmarrja në votimet e balotazhit ishte më e lartë nga sa pritej me një kuotë prej 55 %, duke shënuar kështu mbështetje të lartë ndaj kreut të ri të shtetit polak, i cili do të zëvendësojë në detyrë presidentin e ndjerë, Lech Kaczynski.

Ky i fundit bashkë me 96 anëtarë të qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore humbën jetën pas rrëzimit të avionit, me te cilin ata udhëtonin për në Smolensk të Rusisë. Komorovski në një prononcim pas shpalljes së rezultateve të sondazhit pas-elektoral e cilësoi këtë si "një fitore për demokracinë".

Ai njihet si një tip i ekuilibruar dhe pro Evropës, ndërsa këto zgjedhje presidenciale në Poloni konsiderohen si një test për zgjedhjet parlamentare në fund të vitit 2011.

n.e/NOA

KOMENTE