English

Prishtine - Presidenti Sejdiu Pret Admiralin Stavridis

PRISHTINË, 5 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), Admirali James G. Stavridis, u prit në takim të veçantë nga Presidenti i Republikës se Kosoves, Fatmir Sejdiu. "Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe admirali James Stavridis, Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), në një takim të mbajtur sot në kabinetin e Presidentit Sejdiu, kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me NATO-n", beri te ditur zyra e shtypit e Presidencës. Admirali Stavridis sot do te vizitoje KFOR-in dhe në takim me komandantin, Gjeneral lejtnant Markus Bentler do te informohet mbi situatën aktuale. /a.ke/
KOMENTE