English

Ps:Rritja E Pensioneve, Joreale

E TIRANË, 5 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste deklaroi sot se rritja e fundit e pensioneve nuk është reale, pasi me të pensionistët shqiptarë blejnë më pak se një vit më parë. Deputeti i PS-së, Ilir Beqja, në një deklarimi për mediat, duke e cilësuar "qesharake" rritjen e pensioneve, tha se me "me paratë që qeveria dha me shtesat, pensionistët blejnë më pak se një vit më parë". Sipas Beqjes është shtrenjtuar me 13% energjia elektrike, me 26% uji i pijshëm, ndërsa janë shtrenjtuar 10-30% perimet. "Në mënyrë të pamoralshme ne sot denoncojmë veprimin e paligjshëm të Sali Berishës për të mos zbatuar indeksimin e pensioneve nga data 1 maj. Pra, ai dhe qeveria e tij e integrimit i ka borxh 2 muaj pensione shqiptarëve", tha në deklaratën për shtyp deputeti socialist./n.m/
KOMENTE