English

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Rumani, 10 të vdekur

Bukuresht, 5 Korrik, NOA – Mëse dhjetë të vdekur ka qenë bilanci i rrëzimit të një aeroplani ushtarak në Rumani, pak kohë pasi ishte ngritur nga pista.

Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, sipas të cilave jamë shkaktuar edhe tre të lënduar të tjerë, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për shkak të lëndimeve serioze.

Aeroplani mësohet se ishte i tipit Antonov dhe ka marrë flakë pranë Kostancës, ndërsa u përplas më parë në tokë.

Ndërsa dhjetë të vdekurit prej kësaj katastrofe ajrore mësohet se ishin parashutista të cilët ndodheshin në një fluturim stërvitor. n.e/NOA

KOMENTE