Rusi - Atentate Në Ingusheti Dhe Dagestan, Vriten Dy Agjentë
MOSKË, 5 korrik /ATSH-ANSA/ - Vazhdojnë sulmet kundër forcave të rendit në Kaukazin e veriut, një nga rajonet më të trazuara të Rusisë. Gjatë mbrëmjes, një grup rebelësh sulmoi një autokolonë ushtarake në Ingusheti, pranë fshatit Yandara, duke i marrë jetën dy agjentëve të policisë. Në sulm mbetën të plagosur edhe pesë agjentë të tjerë.
Një tjetër sulm gjatë natës u regjistrua në Dagestan kundër policisë Omon, duke shkaktuar plagosjen e dy agjentëve.
/e.v/