English

Rusi - Medvedev: Nesër Edhe Bjellorusia Në Unionin Doganor

MOSKË, 5 korrik /ATSH-ANSA/ - Prej ditës së nesërme edhe Bjellorusia do të jetë pjesë e Unionit doganor me Rusinë dhe Kazakistanin, deklaroi sot lideri i Kremlinit, Dmitri Medvedev, në Astana, në kuadër të një samiti të komunitetit ekonomik euroaziatik (Euroasec), cituar nga agjencia e lajmeve Itar-Tass. Edhe Minsk ka aprovuar tashmë kodin e ri doganor, pas shumë rezistence te presidentit Aleksandr Lukashenko për mosmarrëveshje mbi kalimet e makinave dhe mbi të gjitha për eksportin e naftës ruse. Unioni hyri në fuqi më 1 korrik ndërmjet Rusisë dhe Kazakistanit. Medvedev deklaroi se edhe Taxhikistani dhe Kirgistani po shqyrtojnë mundësinë e bashkimit. /e.v/
KOMENTE