English

Rusi - Shpërthim Në Një Poligon, Gjashtë Të Vdekur

MOSKË, 5 korrik /ATSH-ANSA/ - Gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një shpërthimi aksidental në një poligon ushtarak në rajonin siberian të Altait, gjatë çmontimit të barutit në municionet e vjetra, që po transportoheshin në një kamion, njoftoi agjencia Interfax duke cituar burime të forcave të policisë vendase, pavarësisht se ministria e Mbrojtjes ende nuk ka dhënë ndonjë konfirmim. Sipas informacioneve të para viktimat janë katër civilë dhe 2 ushtarakë. Poligoni ndodhet nëntë kilometra nga qyteti Bijsk. Ky është incidenti i katër që është regjistruar në Rusi në tetë muajt e fundit. Më i fundit është ai i datës 23 qershor kur një ushtarak humbi jetën dhe 23 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të dy kamionëve që transportonin barut gjatë një operacioni për transportimin e municioneve të vjetra në poligonin e shkollës së artilerisë në Riazan, 180 kilometra në juglindje të Moskës. /e.v/
KOMENTE