English

Sport-Xhudo/ Ekipi Shqiptar U-15, Përfaqësim Cilesor Në Kampionatin Ballkanik

TIRANË, 5 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ .- Shqipëria ka bërë një përfaqësim cilesor në kampionatin ballkanik U-15 të sportit të xhudos, të zhvilluar fundjavën që kaloi në Herceg Novi të Malit të Zi. "Ekipi shqiptar përbëhej nga 9 sportistë, trajnere e gjyqtare në këtë kampionat", tha sot për ATSH-në Labo Çapo, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos. Sipas tij, "për ekipin shqiptar në këtë kampionat vlen të përmendim sportistin Indrit Çullhaj, që konkuroi në kategorinë 55 kg dhe u rendit i treti në Ballkan. Në këtë peshë morën pjesë gjithsej 10 sportistë, dy nga të cilët nga vendi organizator". "Ndërkohë, një punë të mirë përgatitore ka bërë edhe trajnerja Aurora Shkoza, e cila e drejtoi me profesionalizëm të gjithë ekipin Kombëtar U-15 në këtë aktivitet", tha Çapo. "Përveç këtij aktiviteti, në daten 8 gusht do të zhvillohet në Serbi, Kampionati Ballkanik për të rinj dhe kadet. Ekipi shqiptar ka filluar stërvitjen për një përfaqësim sa më dinjitoz në këtë aktivitet", përfundoi sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo. Xhudo u fut në prill nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në listën e 12 sporteve elitare në Shqipëri dhe që nga ai moment sporti i xhudos ka njohur zhvillim, duke marrë edhe disa medalje me anë të sportistes Majlinda Kelmendi. /a.ke/
KOMENTE