Vlorë, 5 Korrik, NOA – Eshtë zhvilluar në Universitetin e Vlorës konferenca ndërkombëtare “Applications of Computer Algebra 2010”, ku morën pjesë 123 pjesëmarrës të huaj dhe dhjetëra pjesëmarrës nga ky institucion arsimor.
Përfaqësuesi nga Finlanda, Aleksandr Myllär, do të shprehej në fjalën e tij me rastin e zhvillimit të këtij evenimenti se "erdhi në Shqipëri me mendimin se do të gjente 70% muslimanë me perçe, por gjeti të rinj energjikë dhe shkencëtarë të denjë”.
“Kjo është reklama më e madhe që ju mund t’i bëni Shqipërisë", iu drejtua ai të rinjve pjesëmarrës në këtë eveniment.
Ndërsa E.Varbanova, nga Akademia Bullgare e Shkencave midis të tjerave tha se “shpreson që ky brez shkencëtarësh dhe të rinjsh të talentuar shqiptare, të marrin sa më shpejt drejtimin e ekonomisë dhe shkencës në Shqipëri".
Kurse Michael Vester nga University of Neë Mexico në SHBA tha se “kudo që do të shkonte, do t'iu tregonte të gjithëve për magjinë e Vlorës, mikpritjen e shqiptarëve dhe këtë vend të rrallë me një të ardhme të ndritur". n.e/NOA