English

Vodhën çadra plazhi të pushuesve, arrestohen dy persona

Golem, 5 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Kavajës bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”.

Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke konfirmuar se të ndaluarit mbajnë emrat Alban Xhika, 20 vjeç dhe Armand Lila, 21 vjeç; që të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë sepse dyshohen që në lokalin “Xhardino” në Golem, u kanë vjedhur pushuesve disa sende personale si dhe çadra plazhi.

Ndërkaq, materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprën penale të Vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE