English

Zihet me vjehrrin, dhëndrri e qëllon me armë

Tiranë, 5 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë shpallur në kërkim 36-vjeçarin Olsi Karagjozi, lindur dhe banues në Laprakë pasi dyshohet se dje ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur rëndë një person.

Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranes për agjencinë e Lajmeve NOA, se i ndaluari mban inicialet B.C., 56 vjeç dhe se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çezmelie të Shijakut, në banesën e vjehrrit të tij.

Mësohet me detaje, se që të dy, janë grindur për motive të dobëta dhe dhëndrri më pas ka qëlluar me pistoletë në gjoks vjehrrin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, i dëmtuari është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës ku edhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa grupi hetimor i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes ka kryer të gjitha veprimet e para dhe po punohet me intensitet për kapjen e autorit te ngjarjes.

Materialet për veprën penale të vrasjes me dashje të mbetur ne tentative dhe mbajtjes pa leje te armëve e municioneve luftarake iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Erjol Mezini22:54 - 26 Mars 2011
    jeni nje tufe gazetaresh ordinera se nuk dini asnje informacion realò