English

Axhenda, 6 Korrik, Atsh

Ora 10:00- Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha zhvillohet mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës (KRRTRSH) në Pallatin e Kongreseve. Ora 9:30- Ne Universitetin "Marin Barleti" organizohet Konferenca "A mund te shnderrohet Shqipoeria ne model rajonal te zhvillimit te qendrueshem" nga Rrjeti i përbashkët universitar i nismës së Europës Qëndrore dhe Universiteti "Marin Barleti" Ora 10:30- Ne vazhdim te aksionit te kontrolleve te sigurise ushqimore gjate sezonit veror, grupi i inspektimit i MBUMK do jete ne fabriken e prodhimit te bukes, rruga e Kavajes - kombinat Ora 12.00 - Në hotel Grand operatoret turistikë malazez prezantojnë ofertat turistike kete sezon veror KUVEND: Ora 10:00 Komisioni i Ligjeve ka në rend të dite seancë dëgjimore me Vexhi Muçmataj, kandidat i propozuar nga Presidenti i Republikës, për anëtar të Gjykatës së Lartë. Ora 10.00 - komisioni i Sigurisë Kombëtare zhvillon seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, mbi masat e marra nga Qeveria për liberalizimin e vizave. Ora 12.00 - Komisioni i Politikës së Jashtme seancë dëgjimore me Arben Cici, Ambasador i Jashtëzakonshëm i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës dhe me Agim Isakun Ambasador i Jashtëzakonshëm i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë. Ora 11:00- Konference shtypi ne TKOB për organizon Edicionin e peste te Festivalit te Orkestrave frymore. DURRËS: Ora 12:00 -Në Katundin e Ri, Sukth ministri i Mbrojtjes, Arben Imami merr pjesë në ceremoninë e përurimit të urës tip "Bejli" mbi lumin Erzen, ndërtuar nga Batalioni i Xhenios; KOSOVË : Ora 09:00- Takim Plenar i Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA) ku marrin pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe Drejtori për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pier Mirel. Ora 09.30 -Misioni i OSBE në Kosovë dhe Universiteti i Essex-it organizojnë një konferencë dy-ditore për të drejtat pronësore. Ora 10:10- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu pret Presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy në prani të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.
KOMENTE