Shkodër, 6 Korrik 2010 NOA – Një bandë kriminale që nuk linte gjë pa bërë për të nxjerrë fitime përmes krimit deri duke hedhur në erë bizneset, është zbuluar dhe shkatërruar sot nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Bëhet fjalë për operacionin e koduar me emrin “Optika në Bardhaj” që policia rajonale kreu sot në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorinë Kundër Krimeve të Rënda dhe Drejtorin e Policisë së Qarkut Kukës.
Nga ky operacion është bërë i mundur zbulimi dhe goditja e një grupi kriminal, te cilët ne kohe dhe vende te ndryshme kane kryer një sërë veprash penale, ne rrethin e Shkodres, Malësisë së Madhe, dhe Tropojë.
Ne kuader te ketij operacioni u be mundur kapja dhe ndalimi i vëllezërve Aranit Susaj, 28 vjeç dhe Fatmir Susaj 21 Vjeç, të dy lindur ne Fshatin Lekbibaj rrethi Tropoje dhe banues ne fshatin Bardhaj te rrethit Shkoder.
Si rezultat i veprimeve hetimore te kryera u bë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i veprave penale, që dyshohet të jenë kryer nga dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me tre shtetas te tjere (të shpallur në kërkim), gjeneralitetet e te cilëve për arsye hetimi nuk bëhen te ditura.
Veprat penale te kryera nga ky grup kriminal vijojnë si me poshtë:
- Ne qytetin e Lezhës kane shkatërruar me lende eksplozive nje supermark dhe nje makine e një shtetasi.
- Më datë 19.01.2010, ne fshatin Grude e Re, ne banesen e nje shtetaseje, kane vjedhur nje shume prej 800 dollaresh.
- Më datë 09. 04. 2010, ne fashtin Grude, rrethi Shkoder, ky grup kriminal ka kryer vjedhjen me dhune nen perdorimin e armeve te shtetasit P. S. , duke i marre nje arme gjahu dhe disa sende te tjera personale me vlere 25 000 leke te reja.
- Më datë 27.04.2010, ne rrethin Malesi e Madhe, kane kryer vjedhjen me dhune nen perdorimin e armeve te nje firme private , ku kane ushtruar dhune ndaj rojes se ketij objekti, te cilit i kane marre 2 arme gjahu, nje kamer 2 radio, telefona dhe disa sende te tjera me vlere.
- Më datë 04.05.2010 ne fshatin Vrak te rrethit Malsi e Madhe kane tentuar te vjedhjen me dhune nen perdorimin e armeve lokalin dhe automjetin ee nje shtetasi. Ne kete ngjarje eshte sekuestruar ne cilësinë e provës materiale një arme zjarri e tipit Automatik model 56 e lënë nga autoret.
Gjithashtu nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kukës, është bërë i mundur zbulimi i aktivitetit te ”Kultivimit te bimëve narkotike”, nga ky grup kriminal, pasi ne fshatin Lekbibaj, Tropoje, u gjeten dhe u asgjësuan nje sasi lendesh narkotike bime canabis sativa te kultivuar nga po këta shtetas.
“Nga ana jone u kryen te gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore, si dhe po punohet për kapjen e tre shtetasve te tjere si bashkautor ne veprimtaritë kriminale te lartpërmendura”, - konfirmoi policia e Shkodrës.
Nga kontrollet e ushtruara ne banesat e personave te dyshuar, u sekuestruan, ne cilësinë e provës materiale një çifte, nje automatik model 56, i cili i përket vendngjarjes së datës 04.05.2010, dy radio, si dhe rroba për maskim.
Materialet ne ngarkim te shtetasve ne fjale, iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale te ”Shkatërrim te pronës me lende eksplozive” Vjedhje me dhune nen përdorimin e armeve te kryer ne bashkëpunim, vjedhjes se kryer ne bashkëpunim, mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit dhe te kultivimit te bimëve narkotike vepra penale këto te parashikuar nga nenet 152-25, 139- 140-25, 278, 134/2-278-25, 284 K.Penal
Policia e Shkodrës tha se nga strukturat e saj po vazhdon puna per zbardhjen e aktivitetit kriminal te ketij grupi, pasi dyshohet te jene autore te nje sere veprash penale te renda.
r.d/r.n/NOA