English

Durres: Kushte Te Mira Atmosferike, Lundrim Normal I Anijeve Dhe Motopeshkatoreve

DURRES, 6 korrik /ATSH-Gezim Kabashi/. - Sot ne rajonin detar te Durresit do te mbizoteroje moti i mire, ndersa kushtet detare te favorshme mundesojne lundrimin normal te trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bene te ditur per ATSH-ne burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Sipas te njejtave burime, tragetet e linjes Bari-Durres, qe kane lundruar gjate nates, po ankorohen ne kalata dhe vonesat e shkaktuara lidhen me numrin e madh te udhetareve qe nisen keto dite nga portet italiane drejt Durresit. Perpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnere ka nisur ne oret e para te dites, thane burimet, duke shtuar se mbi 35 motopeshkatore vazhdojne gjuetine nga grykederdhja e lumit Seman deri ne ate te Bunes ne veri. Era sot do te fryje e lehte nga jugperendimi, theksuan burimet e kapitenerise. /a.ke/
KOMENTE