English

Durrës, një 15 vjeçare e larguar nga shtëpia në kërkim

Durrës, 6 korrik, NOA – Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një vajzë të re 15 vjeçare, e cila është larguar nga shtëpia.

15 vjeçarja nga Elbasani Majlinda Cara, banore në lagjen 14 në Durrës, është larguar nga shtëpia e saj dje, në orën 10 të mëngjesit.

E ëma e saj, ka bërë kallëzim në polici dje, pasi vajza e saj nuk është bërë e gjallë dhe s’ka lënë asnjë detaj të vendndodhjes së saj.

Largimet nga shtëpia të të rinjve, por edhe të moshuarëve dhe të miturve, nuk janë të pakta në vendin tonë.

Në disa raste ato kanë ndodhur me dëshirë, por në të tjera kanë rezultuar rrëmbime, që kanë sjellë edhe pasoja në jetët e të larguarëve.

Sipas policisë, Majlinda Cara tashmë po kërkohet në qytetin e Durrësit dhe ndjekja e saj po bëhet nga prokuroria e rrethit.

Rasti më i fundit i bujshëm, është ai i zhdukjes prej më se një muaji i 6 vjeçares nga Kukësi Bleona Mata, e cila ende rezulton e zhdukur dhe po kërkohet nga policia e shtetit.

mit/NOA

KOMENTE