Durrës, 6 korrik, NOA – Kishte nxitur hakmarrje por, tashmë është arrestuar.
39 vjeçari nga Puka, Petrit Prendi është arrestuar dje nga policia e Durrësit për veprën e nxitjes në hakmarrje.
Sipas burimeve nga policia e Durrësit, Petrit Prendi, banues në fshatin Shënavlash të Pukës, u arrestua dje në mesditë nga policia, pasi gjykata e kishte dënuar me 1 muaj e dhjetë ditë burg.
Petrit Prendi kishte nxitur hakmarrje ndaj një bashkëfshatarit të tij sikundër bën të ditur policia e Durrësit.
Ngjarje të tilla janë shpeshta në zonën veriore të vendit, në fshatra të thella të saj.
I arrestuari po ndiqet penalisht nga prokuroria e qytetit bregdetar.
mit/NOA