English

Ekon-Filloi Asfaltimi I Autostrades Levan-Vlore

inistri Sokol Olldashi inspekton punimet- TIRANE 6 Korrik/ATSH/-Ka filluar asfaltimi i kilometrave të pare të autostrades Levan-Vlore dhe në të gjithe segmentin po punohet intensivisht dhe progresi eshte me se i dukshem. Punimet në këtë autostradë kanë pasur një fillim jo te mire si rezultat i mungeses së organizimit dhe mobilizimit të firmes kontraktuale ''Alpin-Bau''dhe të problematikave të saj të brëndshme me nënkontraktorët, njoftuan sot burime te ministrisë së Transportit. Ministri Sokol Olldashi gjate inspektimit të ketij segmenti u shpreh se " Jemi në kulmin e punimeve në sektorin e rrugëve dhe nga inspektimi i tanishëm në segmentin Levan -Vlorë vërejmë se ecuria e punimeve është është mjaft pozitive". Ai tha se ky, është një projekt me të cilin ne kemi pasur probleme jo të vogla, probleme të cilat përfundimisht duket se janë zgjidhur, dhe progresi i punëve tregon që ka një ndryshim rrënjësor të situatës. Në te njejten kohe menaxheri i firmes kontraktuale ''Alpine -Bau'' theksoi kapercimin e problemeve te shfaqura dhe rritjen e intesitetit te punimeve. "Ne kishim disa problem te cilat tashme i kemi zgjidhur dhe po punojme intensivisht në realizimin e këtij projekti dhe mbas disa muajsh progresi do të jëtë edhe më i dukshëm në të gjithë segmentin", tha ai. Kompania ka bërë një ndryshim të detyruar të të gjithë stafit drejtues dhe të nënkontraktorëve dhe ka filluar moblizimin e plotë të punimeve sidomos në pjesët kritike të këtij segmenti sic është ura e Ferrasit dhe ajo e Vjosës të cilat duhet të përfundojnë brenda këtij viti. Autostrada Levan -Vlore ka nje gjatësi prej 25 km, gjërësi prej 31.5 km dhe përbëhet nga 4-korsi Shpejtesia e levizjes së mjeteve do të jetë 120-130km/orë. Punimet priten te përfundojnë ne veren e vitin 2011./a.gj/
KOMENTE