Ekon - Komisioni Evropian I Cakton Afat Bullgarisë Për Zvogëlimin E Deficitit Buxhetor
BRUKSEL, 6 korrik /ATSH-MIA/ - Komisioni Evropian i dha afat Bullgarisë që deri në fund të vitit 2011 të zvogëlojë deficitin buxhetor nën pragun prej tre për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), njoftuan burime të ndryshme.
Rekomandimi i KE-së, që është pjesë e procedurës për disiplinën financiare në BE, është dërguar pasi Sofja ka regjistruar vitin e kaluar një deficit buxhetor prej 3,9 për qind të PBB.
Këtë vit pritet që treguesi të jetë shumë pak më i ulët.
Pritet gjithashtu që ministrat e Financave të BE-së ta miratojnë rekomandimin këtë muaj./
a.jor.