English

Fyeu punonjësit e policisë, arrestohet 26-vjeçari

Kavajë, 6 korrik, NOA – Policia e Kavajës nisi dje procedimin penal në gjendje të lirë të 26-vjeçarit Erald Agron Turdiu, banor i Tiranës.

Procedimi penal ndaj tij, nisi pasi 26-vjeçari, mbrëmë rreth orës 20.40, në zonën e Golemit, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, nuk ka pranuar të paraqesë dokumentet e një motori uji që që dispononte si dhe të një automjeti tip “BMË X5”, me targë 269 KS 393, të cilat ishin në pronësi të tij.

Gjatë shoqërimit për në mjediset e komisariatit ky person ka fyer punonjësit e policisë duke mos iu bindur urdhrave të punonjësve të policisë.

Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë, për konsumim të veprës penale të “Fyerjes për shkak të detyrës” si dhe “ Mos bindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

mit/NOA

KOMENTE