English

Gjykata e Tiranës dënon zëvendësministrin e Transporteve

Adriatik Alimadhi u emërua në postin e zëvendësministrit të Transporteve dhe Punëve Publike më 7 janar të këtij viti nga një vendim i Këshillit të Ministrave. Nuk dihet nëse me këtë vendim që dha gjykata, kryeministri do ta pezullojë apo shkarkojë nga detyra zëvendësministrin e dënuar për dy akuza penale

Tiranë, 6 Korrik 2010 NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dënuar sot zëvendësministrin e Transporteve dhe Punëve Publike, njëkohësisht kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi si dhe zëvendëskryetaren e kësaj partie, Majlinda Toro.

Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA nga burime zyrtare të kësaj gjykate.

Bëhet e ditur se gjykatësi Bujar Krasniqi e ka shpallur sot fajtor Alimadhin dhe e ka dënuar me 400 mijë lekë gjobë, ndërsa zëvendësen e tij në PBK, e ka dënuar me 300 mijë lekë gjobë, për akuzat e “kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit publik”, “fyerjes për shkak të detyrës” dhe “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

“Mbështetur në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, Gjykata e dënon përfundimisht të pandehurin Adriatik Bektash Alimadhi, me 400000 (katër qind) mijë lekë gjobë”, - thuhet në vendimin e shpallur.

“Afati i pagimit të gjobës do te jetë 6 (gjashte) muaj, pasi vendimi te ketë marre formën e prerë”.

“Deklarimin fajtore të të pandehurës Majlinda Ylvi Toro, për kryerjen e veprës penale të “Kundërshtimit të punonjësit te policisë së rendit

“Kundërshtimit te punonjësit te policisë te rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i KPenal dhe denimin e saj me 300000 (treqind mije) leke gjobe”.

Gjykata thekson në fund të vendimit se “afati i pagimit te gjobes do te jete 3 (tre) muaj, pasi vendimi te ketë marre formën e prerë”.

Ngjarja për të cilën u dënuan Alimadhi dhe Toro ka ndodhur më 7 maj të vitit 2009, ku dy të pandehurit kanë qenë duke lëvizur me një automjet në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, ku qenë ndaluar për një kontroll rutinë”.

Gjatë kontrollit ata kanë kundërshtuar dhe fyer efektivët e policisë, të cilët depozituan edhe kallëzimin penal në ngarkim të tyre.

Adriatik Alimadhi u emërua në postin e zëvendësministrit të Transporteve dhe Punëve Publike më 7 janar të këtij viti nga një vendim i Këshillit të Ministrave.

Nuk dihet nëse me këtë vendim që dha gjykata, kryeministri do ta pezullojë apo shkarkojë nga detyra zëvendësministrin e dënuar për dy akuza penale.

r.n/NOA

KOMENTE