English

Hanover, ekzekutohen dy italianë, një dëshmitare tregon ngjarjen e tmerrshme

Hanover, 7 Korrik 2010 NOA - “Ishte një ekzekutim dhe ishte i tmerrshëm”, - ky ishte përshkrimi që dha një dëshmitare okulare, në lidhje me vrasjen e Franko Sicu, një nga dy italianët e “hequr” në një bar në Hanover dhe kjo pas një debati të ashpër rreth temave futbollistike.

Siç është bërë e ditur nga burime të sigurta, thuhet se viktima ishte gjunjëzuar përpara para vrasësit të tij, duke u lutur që të mos e qëllonte, por vrasësi nuk kishte mëshirë dhe pasi qëlloi mbi mikun e Sicu (Jusufi Longhitano), ai bëri të njëjtën gjë dhe me të.

Dëshmitarja okulare ka treguar dinamikën e vrasjes së tmerrshme të dyfishtë në një intervistë të dhënë për “Bild”, e cila botoi menjëherë versionin e saj në edicionin online. Vrasësi, siç pohoi dëshmitarja, qëlloi më parë mbi mikun e Sicu dhe më pas përdori armën kundër bashkatdhetarit të tij.

“Franko u gjunjëzua para tij duke u lutur që të mos e qëllonte”, - thekson gruaja në intervistën e dhënë për “Bild”.

Nga ky akt i tmerrshëm, Sicu, vdiq pothuajse menjëherë pasi u qëllua, ndërsa Longhitano u nda nga jeta gjatë natës, në një gjendje mjaft të rëndë në spitalin e atij vendi.

r.b/NOA

KOMENTE