Hungari - Tre Të Vdekur Nga Rrëzimi I Një Helikopteri Në Budapest
BUDAPEST, 6 korrik (AFP) - Një helikopter i vogël i llojit ''Cessna'' u përplas gjatë orëve të natës së kaluar në Budapest, në pjesën e pasme të kopshtit të një vile, aksident që shkaktoi vdekjen e tre personave që ndodheshin në helikopter, njoftoi sot agjencia hungareze e lajmeve MTI, e cila citonte zëdhënësin e ekipeve të zjarrfikësve, Tamas Paul.
Pasi ishte ngritur nga një aeroport i vogël jo larg Budapestit, avioni për shkaqe ende të panjohura humbi lartësi ndërkohë që po fluturonte mbi kryeqytetin hungarez dhe u rrëzua në oborrin e pasmë të një vile ku edhe mori zjarr.
Tre personat që ndodheshin në bord, identiteti i të cilëve është ende i panjohur, mbetën të vdekur në vend./
/i.p/