Shkodër, 6 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar pasi i shkuli nga qafa një vajze varësen e floririt.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i ndaluari është Edmond Kesolla, lindur dhe banues në fshatin Nicaj të Shkodrës, Ndërsa vendi ku ka ndodhur ngjarja, mësohet se është lagjja “Vasil Shanto” e qytetit të Shkodrës, pikërisht në vendin e quajtur “Dollari”.
Vajza e dëmtuar mban inicialet M.S, ndërsa i kanë hequr nga qafa një varëse floriri me peshe 16.6 gram.
Me të marrë informacionin, shërbimet policore janë vënë në ndjekje të autorit dhe kapja e tij u bë e mundur në vendin e quajtur “Arrëzat katolike” të Shkodrës, ku gjatë kontrollit të ushtruar, personit të ndaluar iu gjet në cilësinë e provës materiale edhe varësja e vjedhur.
Ndërkaq, materialet në ngarkim të Edmond Kesollas, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Vjedhjes”.
n.e/NOA