English

Illyricum Libertas, apel nga Tetova për të burgosurit e “Sopotit”

Tetovë, 6 Korrik 2010 NOA - Shoqata Illyricum Libertas me qendër në Tetovë, u bën thirje Gjykatave të FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) që në rigjykimin e radhës të të burgosurve të rastit të Sopotit të caktuar për në muajin shtator, të marrë vendim për lirimin definitiv të tyre nga burgu.

“Kërkojmë gjithashtu që të merret urgjentisht në shqyrtim rasti i të burgosurve të fshatit Brodec, për të cilët të vlejë pocedura e njëjtë deri në lirimin përfundimtar të tyre”, - tha z. Valon Kurtishi, kryetar i shoqatës.

Më tej ai parashtroi: “Kërkojmë nga faktori politik shqiptar në vend, që të përpiqet në maksimumin e mundshëm për çështjen e shqiptarëve të burgosur nga fshati Brodec si dhe familjarëve të tyre, të cilët gjenden në një pozitë të mjerueshme dhe të padurueshme ekonomike. T’iu ndihmojmë këtyre familjeve shqiptare në emër të parimeve më të larta të humanizmit”.

“Apelojmë edhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup, te misionet e BE, OSBE, NATO dhe ambasadat e huaja, që të kërkojnë nga Gjykatat e këtij vendi një rigjykim të drejtë për të burgosurit e Sopotit në shtator, rigjykim të mundshëm dhe lirim definitiv edhe për të burgosurit e Brodecit si dhe një numri të të burgosurve tjerë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë raste të motivuara politikisht dhe etnikisht”, - përfundoi z.Kurtishi.

a.b/NOA

KOMENTE