Kavajë- Prefekti I Tiranës Kërkon Marrjen E Masave Për Mbarëvajtjen E Sezonit Turistik
RANË, 6 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Prefekti i Qarkut Tiranë, Keltis Kruja, kërkoi sot nga drejtuesit vendorë të Kavajës, që ta konsiderojnë çështjen e turizmit si çështjen kryesore të ditës dhe të angazhohen maksimalisht, me të gjitha kapacitetet, për t'u garantuar pushuesve një qëndrim sa më komod pranë destinacioneve turistike në qarkun e Tiranës.
Sipas zyrës së shtypit të Prefekturës, Prefekti Kruja zhvilloi sot një takim me shtabin e punës në Kavajë për marrjen dhe bashkërendimin e masave, për garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror 2010.
Prefekti e vuri theksin në disa çështje, të cilat ai i konsideroi si më kryesoret, si "disiplinimi i levizjes së motorëve të ujit, kontrolli i standardit të ujit te pijshëm si dhe ushqimeve apo pijeve që tregtohen në zonat turistike si dhe marrjen e masave për eliminimin e zhurmave nga lokalet e natës".
Ai kërkoi dhe marrjen e masave për pastrimin e plazheve nga mbeturinat dhe largimin e tyre si dhe sigurimin e shërbimit shëndetësor 24 orë. Ndërkohë, Kruja kërkoi nga policia rrugore marrjen e masave në drejtim të rritjes së sigurisë në rrugë, parandalimit të e aksidenteve dhe krijimin e kushteve për një levizje dhe qarkullim pa pengesa të mjeteve dhe këmbësorëve, sidomos në akset Tiranë-Durrës, Durrës-Kavajë./s.s./