Nju Jork, 6 Korrik, NOA – Situata e rënduar ditët e fundit në Kosovë, kryesisht ajo e krijuar në pjesën veriore të Mitrovicës, do të jetë në qendër të diskutimit të sotëm që është parashikuar të zhvillohet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
E ka kërkuar nga Serbia, kjo seancë zhvillohet pas shpërthimit që ndodhi javën e kaluar në pjesën veriore të Kosovës, ku një person u vra dhe 11 të tjerë ishin plagosur.
Ndërkaq, këtij incidenti i shtohet edhe ai i ditës së djeshme, ku u plagos një deputet serb i parlamentit të Kosovës, i cili për fat të mirë rezulton jashtë rrezikut për jetën.
Petar Miletiç, nënkryetar i Partisë së Pavarur Liberale Serbe, është plagosur mëngjesin e së djeshëm në veri të Mitrovicës, teksa po dilte nga banesa e tij.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit merr pjesë ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.
n.e/NOA