Kosove - Sejdiu, "Anetar Nderi I Perjetshem" I "Rotary Club" Te Gjakoves
PRISHTINË, 6 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Në dhjetëvjetorin e themelimit të "Rotary Culb" të Gjakovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u nderua me titullin "Anëtar nderi i përjetshëm" i këtij klubi.
Po ashtu, me këtë titull u nderuan shefi i ICO-së Peter Feith, komandanti i KFOR-it, Gjenerallejtënant Markus Bentler dhe Gjeneral Sato.
Presidenti Sejdiu, siç bën të ditur sot zyra e tij, tha se është një nder i veçantë që të jetë anëtar i "Rotary Culb" dhe bashkëveprimtar i idesë që ka ky klub, që të jetë me gjithë veprimtarinë e tij në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
"Më gëzon fakti se Kosova vërtet për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të krijoje dhjetë klube të Rotarisë, me njerëz të përkushtuar në këtë asocim dhe të njëjtën kohë përmes veprimtarisë së tyre kanë zënë shumë miq anekënd botës, duke dhënë ne të njëjtën kohë mesazhe të mira për punën që bëjnë njerëzit e Kosovës dhe duke dhënë mesazhe të mira të afrisë dhe miqësisë mes vendeve" , theksoi Presidenti Sejdiu. /a.ke/