Krrtrsh Miraton Studimin Per Ndertimin E Depozitave Ne Porto Romano
TIRANE 6 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- KRRTRSH miratoi sot projektin "studim, depozita bregdetare, terminal karburantesh në Fshatin Rinia në Porto Romano" në qarkun e Durrësit me një sipërfaqe rreth 32 mijë m2, investitor i të cilës është kompania Europetrol.
Investimi për ndërtimin e këtij projekti llogaritet 10 milionë euro.
Kryeministri Berisha duke vlerësuar studimin e paraqitur, i kërkoi përfaqësuesve të kompanisë blerjen e një impianti që do të trajtojë ujrate përdorura duke i kthyer ato në ujrat të pijshme
"Ujrat që dalin aty duhet të derdhen në det në cilësinë e ujrave të pijshëm. Ka impiante sot kudo dhe përdoren në masë", theksoi Berisha.
Ekspertet thanë se është parashikuar qe te gjitha mbeturinat teknologjike qe ka ky shesh, do të riciklohen./n.m/