Prishtinë, 6 korrik, NOA – Çështja e veriut të Kosovës dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në Mitrovicë ishin në qendër të konferencës së mbajtur nga Lëvizja për Bashkim.
Kryetari Avni Klinaku duke folur lidhur mbi gjendjen aktuale në Mitrovicë dhe veprimet më të fundit të Qeverisë së Kosovës dha një alternativë që mund të ofrojë zgjidhjen e situatës.
Klinaku evidentoi dallimin midis pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës e fshatrave shqiptare përreth tij të kontrolluara nga serbët dhe Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.
Sipas drejtuesit të Lëvizjes për Bashkim, “gjendja e krijuar pas vitit 1999 në Mitrovicë e fshatrat përreth është qartazi spastrim etnik, dhe është pikërisht kjo që nuk i intereson Kosovës”.
Sipas tij hapi i parë në këtë drejtim do të ishte lirimi i pronave të uzurpuara dhe kthimi i shqiptarëve të dëbuar me dhunë në pronat e veta.
Klinaku diskutoi edhe për tri komunave serbe në veri të Kosovës dhe atyre shqiptare në Kosovën Lindore, për të cilat ai tha se “në këtë fazë të parë duhet të insistohet në parimin e reciprocitetit në të drejta, i cili në mënyrë të pashmangshme do të çonte në vetëvendosjen e dy kombeve dhe zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
mit/NOA