Islamabad, Pakistan, 7 Korrik 2010 NOA - Një xhest në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Një 24 vjeçar u arrestua për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe kjo pasi e konsideronte “fajtore” për lindjen e fëmijës.
Vrasja ka qenë makabër, pasi Saima Parveen, fillimisht e ka spërkatur bashkëshorten e tij me vajgur dhe më pas i ka vënë flakën.
Alarmi u përhap menjëherë tek fqinjët, të cilët u përpoqën ta shpëtonin duke e transportuar në spital, por ajo nuk ia doli mbanë të mbijetonte pas djegies që pësoi në 90 % të trupit të saj.
Çifti ka qenë i martuar prej rreth një viti. Pas lindjes së një vajze, tre muaj më parë, çifti hyri në krizë të thellë. Babai akuzonte gruan e tij se ishte fajtore pasi nuk kishte lindur djalë.
Kur mbërritën autoritetet, Saima deklaroi se bashkëshortja ishte viktimë e një aksidenti të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në kuzhinë, por hetuesit nuk e besuan dhe i vunë prangat.
r.b/NOA