English

Livnat: Izraeli Rinis Ndërtimet Në Cisjordani Me Përfudimin E Afatit Të Ngrirjes

JERUSALEM, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Ndërtimet do të rifillojnë në kolonitë hebreje në Cisjordani që u ndalën me një memoratorium afati i të cilit përfundon në vjeshtë, deklaroi sot një ministre izraelite. "Nuk ka më asnjë dyshim për rifillimin e ndërtimeve në Jude-Samarie, (Cisjordani), menjëherë pas përfundimit të afatit të parashikuar për ngrirjen e tyre deri në 26 shtator", deklaroi për radion ushtarake izraelite Limor Livnat, ministre e Kulturës dhe Sporteve. "Qeveria ka urdhëruar një ngrirje të përkohshme dhe ky vendim është i pakthyeshëm. Nuk bëhet fjalë për të bërë prova, që përmes lëshimeve, të përpiqet të bindë palestinezët në bisedimet të drejtpërdrejta paqeje", shtoi Livnat. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miratoi në nëntor nën presionin e HSBA-së një ''ndalim'' prej 10 muajsh të kolonizimeve hebreje në Cisjordaninë e pushtuar, me qëllim favorizimin e rifillimit të procesit të paqes me palestinezët./ /i.p/
KOMENTE